23/12 19:25
Kryeministri Edi Rama ishte sot në Elbasan, ku bëri një panoramë të investimeve në këtë qytet, gjatë kohës që Bashkia është drejtuar nga Qazim Sejdini.
Madje, gjatë fjalës së tij, ai tha se Sejdini po e mbyll me nder mandatin e tij, duke lënë gjurmë në Elbasan.
“Qazimi po e mbyll mandatin me nder dhe me gjurmë që do mbeten përgjithmonë në kujtesën e qyteti. Iu kam thënë na jepni besimin se ne do ua shpërbejmë në 4 vjet për Elbasanin, sa çnuk është bërë në të gjitha vitet e marra së bashku”, tha Rama.
Top Channel