Charlize Theron i la të gjithë pa frymë në premierën e filmit të fundit të saj “Long Shot”,  në Londër. Aktorja e famshme hollivudiane u shfaq me një bluzë të hapur përpara në formë “pikë loti” dhe thonj shumëngjyrësh, që duket se është tendenca e fundit e yjeve. 

Ndërkohë, në sy ra dhe një detaj tjetër: 43-vjeçarja, bionde e përbetuar, tani është kthyer në brune.  Megjithatë  shkëlqente edhe me pamjen e re! Aktorja ka rrëfyer se roli tek komedia “Long Shot” i ka pëlqyer shumë. “Ishte një gjë ndryshe dhe shumë e këndshme, sepse në mjaft raste jam vënë në role femrash të liga”, u shpreh ajo, ndërsa filmi i fundit me harenë e tij, i ka dhënë mjaft energji!!

Tek “Long Shot”, Charlize vihet në rolin e Charlotte-es, një femër mjaft e sofistikuar dhe me shumë influencë, që përgatitet të kandidoje për President. Ajo merr për ndihmës një djalë të interpretuar nga Seth Rogen, i cili e adhuron dhe është mjaft i zoti, por ka dhe një talent te jashtëzakonshëm për të hyrë në telashe!! Kuptohet që situatat komike janë pafund, dhe Charlize duket se e ka shijuar kaq shumë këtë film jo thjesht si protagoniste, por deri diku, edhe si publik!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA