Video/ Princesha Kate nderon shërbimet bamirëse ndaj komunitetit në eventin vjetor të Krishtlindjeve Shpresa dhe ndryshimi janë lukse të së shkuarës. Joe Biden, po kandidon duke përdorur si armë elektorale frikën. “Nëse i japim Donald Trumpit 8 vite në Shtëpinë e Bardhë, ai do të ndryshojë një herë e përgjithmonë karakterin e këtij kombi”, tha ish-zv/Presidenti në videon në të cilën shpallte hyrjen e shumëpritur të tij në garën presidenciale 2020, një ditë më parë.
“Vlerat themelore të këtij vendi, pozicioni ynë në skenën botërore, demokracia jonë, gjithçka që e ka bërë Amerikën Amerikë, është në lojë. Ndaj, unë sot shpall kandidaturën time për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, shtoi ai.
Ky mesazh është i ndryshëm nga ai i serisë tjetër të aspirantëve demokratë që kanë folur për një erë të re në politikë, bërjen ultra progresive. Por, është sidoqoftë në një linjë me antipatinë që zgjedhësit e partisë ndjejnë kundrejt një Presidenti, retorikat dhe politikat e të cilit i kanë bërë shpesh minoritetet të ndjehen të vëna në shënjestër nga vetë qeveria e tyre, kanë kërcënuar balancën e pushtetit të garantuar nga Kushtetuta dhe kanë tronditur aleancat e hershme amerikane përreth globit.
Pa e thënë këtë, Biden po e prezanton veten si një kthim në normalitet, një kandidat që mund të rikthejë kalendarin amerikan të 2016 dhe të vazhdojë punën e Presidentit Barack Obama, sikur era Trump të mos kishte ekzistuar. E gjithë kjo ka entuziazmuar mbështetësit e tij, por ka bërë edhe që shumë progresivë të pyesin përse Biden nuk ka ofruar një vizion më ambicioz për të ardhmen e vendit, duke u fokusuar tek 4 vitet e tjera të Trump.
Top Channel