Tifozët e Lazios nderime fashiste në Milano, një ditë para Ditës së Çlirimit

25/04/2019 12:01

Tifozeria e Lazios ndër vite është dalluar për mbështetjen që i kanë dhënë Benito Mussolinit, si dhe nuk kanë munguar as nderimet fashiste me dorën lart.

Por një ditë më parë, para se të zhvillohej ndeshja kundër Milanit, një grup tifozësh lacialë janë grumbulluar, për të nderuar Benito Mussolini, pranë sheshit Piazzale Loreto, ku trupi i pajetë i tij, i bashkëshortes dhe shumë drejtuesve të lartë fashistë u varën pas ekzekutimit.

Nderimet fashiste janë bërë vetëm një ditë para 25 Prillit, Dita e Çlirimit të Italisë nga Fashizmi, një ditë zyrtare feste në shtetin përtej Adriatikut.

“Nderim për Benito Mussolinin”, thuhej në banerin që ultrasit e Lazios të njohur si”Irriducibili” mbanin në dorë, teksa një tjetër nderonte me dorën lart, një simbol i qartë fashist.

As ekipi i Lazios, e as Federata Italiane e Futbollit nuk e kanë komentuar ngjarje. I vetmi që ka reaguar ka qenë kreu i shoqatës së Partizanëve në Milano, Roberto Cenati, i cili e ka cilësuar si diçka e të çmendur këtë veprim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA