Për të fituar postin e specit më djegës në botë, është sfida më e lakmuar mes agronomëve, të cilët vazhdimisht krijojnë varietete të reja dhe më të forta.
Një agronom nga Uellsi, i mundi të gjithë kolegët e tij me krijimin e “Breath Dragon”, një spec djegës që arriti të thyejë çdo rekord. Për të kuptuar më mirë fuqinë e tij vetëm mendoni se ‘jalapeño’, ka një rezultat prej rreth 10,000 njësi Scoville, ndërsa djegësi i Kalabrisë është rreth 30,000. Por agronomi i Ullesit, ka arritur që ta çojë shkallën pikante në 2.48 milion Scoville
“Breath Dragon”, (Fryma e Dragoit) lindi pothuajse rastësisht: qëllimi, në të vërtetë, nuk ishte të krijonte një piper të veçantë, por një filiz estetikisht të bukur. Rezultati, megjithatë, ishte i papritur. Fuqia e vetëm njërit prej këtyre specave mund të jetë fatale nëse e hani të tërin. Ekspertët thonë se kjo mund të shkaktojë një goditje anafilaktike, duke bllokuar rrugët e frymëmarrjes.
Askush nuk e ka shijuar “Breath Dragon” deri tani dhe krijuesi i saj, Mike Smith, ka vendosur vetëm një nga këto speca djegës në gjuhë, duke ndjerë një djegie pothuajse të padurueshme. Smith nuk beson se ky djegës mund të gjejë aplikime në kuzhinë, por mund të jetë i dobishme në fushën mjekësore pasi është në gjendje të humbë plotësisht ndjeshmërinë ndaj lëkurës.
Top Channel