Nga Veronica Roth

Veronica Roth, një shkrimtare amerikane e lindur në Nju Jork, më 19 gusht 1988 pas besteller-it “Divergjentja”, tashme na vjen me librin e saj më të ri “Gdhende shenjën”. Autorja e mirënjohur, na dhuron një fantazi të mahnitshme, që shfaq një miqësi të pazakontë, një histori epike dashurie dhe një aventurë gjithëpërfshirëse të galaktikës.

Sira Noaveku dhe Akos Kereseth, janë rritur në dy vende armike me njëri-tjetrin, të përfshirë në një konflikt të gjatë për sundim në planetin e tyre të ndarë. Kur Akosi dhe vëllai i tij u rrëmbyen nga familja sundimtare Noavek, Akosi u detyrua t’i shërbente Sirës, motrës së një diktatori, që sundonte me dhunë dhe frikë. Sira njihej për dhuntinë e saj vdekjeprurëse duke përçuar një dhimbje të jashtëzakonshme përmes prekjes dhe vëllai i saj tiran e shfrytëzonte si armë ndaj atyre që i dilnin kundër.

Por, ndërkohë që Akosi luftonte për mbijetesë, zbuloi që edhe Sira luftonte për mbijetesën e saj dhe se dhuntia e saj e vërtetë, elasticiteti, mund t’i shpëtonte të dy. Kur Akosi dhe Sira u përfshinë në një rebelim të fshehtë, gjithçka kishin besuar deri atëherë për botën dhe veten e tyre u vu në pikëpyetje. Por duke luftuar për të drejtën mund të dukej sikur po tradhtonin vendet, familjet dhe njëri-tjetrin. Po kur të vijë çasti, cilën do të zgjedhin besnikërinë apo dashurinë?

Fragment nga libri
“Në një ndeshje të ndershme, do ta mundja Rajzekun brenda pak minutash. Babai i kishte mëzuar artin e mizorisë, nëna i kishte mësuar skemat politike, por mua më kishin lënë të qetë, të mësoja vetë ato që doja. Izolimi më kishte bërë më të mirë në dyluftime. Rajzeku e dinte, prandaj kurrë nuk do të përballej në ndeshje të ndershme me mua. Kjo donte të thoshte se nuk e dija çfarë arme do të përdorte.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA