Papagalli më i shëndoshë në botë, i shumërrezikuari “Kakapo” ka shënuar një sezon shumimi rekordthyes, sipas shkencëtarëve neozelandezë, për shkak të ndryshimeve të klimës që duket se kanë ndihmuar specien unike.
Kur kanë kaluar më pak se 50 vite, nga koha kur zogu jofluturues u mendua se ishte zhdukur, të paktën 75 zogj të vegjël kanë lindur këtë vit.
Kërkuesit mbikëqyrin një program shumimi që monitorohet nga afër dhe thonë se 249 vezët e fundit do të çelin të premten. Kjo do të rriste shumë popullatën që ka shkuar në 147 papagallë të rritur, që kur një numër i vogël zogjsh jeshilë, të verdhë dhe të zinj u zbuluan në vitin 1970.
“Kakapo”, sipas kërkuesve është një papagall aspak i zakontë, pasi femrat kontrollojnë procesin e shumimit dhe ato çiftëzohen një herë në dy apo 4 vite, kur pemët “Rimu” në Zelandën e Re mbushen me fruta.
Këto pemë kanë lulëzuar shumë këtë vit, si pasojë e ndryshimeve klimatike, duke ofruar edhe ushqim me shumicë për papagajtë. “Kakapo”-t e mbijetuar, emri i të cilëve do të thotë “papagall nate” në gjuhën maore, mbahen në 4 ishuj të Zelandës së Re.
Në fillim të sezonit të shumimit, meshkujt që peshojnë rreth 4 kg ekspozohen, ndërsa femrat zgjedhin një partner. Ata çiftohen dhe më pas i japin fund marrëdhënies, duke nxjerrë mashkullin nga foleja dhe duke e përjashtuar nga procesi.
Top Channel