Stuhia e fuqishme godet verilindjen e SHBA-së, 100 mijë shtëpi mbeten pa energji elektrike. Anulohen edhe qindra fluturimet 26/09 22:58
Një autobus turistik është përmbysur në ishullin portugez të Madeira duke lënë 28 vetë të vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur.
Vdekjet u konfirmuan nga “Lusa”, agjencia kombëtare e lajmeve. Gazeta gjermane Bild tha se nëntë turistë gjermanë ishin ndër ata që vdiqën në aksidentin pranë Caniço. Autobusi thuhet se ka 50 pasagjerë.
Shoferi i autobusit ka humbur kontrollin e mjetit që ka rënë mbi një shtëpi, në një skarpat në zonën e Canico, në Santa Cruz.
Ekziston frika se bilanci mund të përkeqësohet, sepse ka shumë të plagosur në gjendje të rëndë.
Top Channel