Ish-futbollisti i kombëtares angleze dhe Manchester United, Paul Scholes është vendosur nën hetim nga Federata për shkak të basteve.

Legjenda e futbollit ishullor, që ka lënë shenjë me fanellën e “3 Luanëve” dhe me “Djajtë e kuq”, është faktuar se ka vendosur të paktën 140 baste, edhe pse nuk i lejohej kjo gjë, pasi ishte trajner i Oldham Athletic dhe kishte aksione në skuadrën e Salford City.

Sjellja e Paul Scholes është në shkelje të qartë të Statutit të Federatës angleze, edhe pse nuk ka të dhëna se bastet me shuma të ndryshme kanë pasur lidhje me ndeshjet e ekipit të tij, apo të Salford Cityt.

Sipas Federatës, bastet janë vendosur në një hark kohor prej 3 vitesh nga gushti i 2015-s deri sivjet. Scholes ishte pjesë e të ashtuquajturës “klasa e vitit 1992” kur shkroi historinë me shumë trofe te Manchester United, në krah të emrave të tillë si Ryan Giggs, David Beckham apo Nicky Butt.

Reagimi i parë për çështjen e basteve ka ardhur nga platforma dighitale “BT Sports”, e cila e ka hequr nga komenti i ndeshjes mes Barcelonës dhe Manchester United.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA