Video/ Princesha Kate nderon shërbimet bamirëse ndaj komunitetit në eventin vjetor të Krishtlindjeve Ndërsa flakët konsumonin përpara syve të tyre një trashëgimi shekullore, me dhjetëra parizienë menduan të bënin të vetmen gjë që kishin në dorë në ato momente: të luteshin për shpëtimin e “ Zonjës tonë të Parisit”. Ndjesia e fortë e të bukurës dhe paqes që katedralja përcjell, i kapërcen kufijtë fetarë.
“Kjo shkon përtej katolicizmit, përtej besimit; ne ndajmë të njëjtën lidhje shpirtërore me Notre Dame sepse është një simbol, është një vend strehimi në historinë e Francës, është vendi ku përgjatë ekzistencës tonë jemi mbledhur së bashku në të mirë e në të keqe”, tha një prift në dioqezën e Versajës.
“Pamjet që pamë në internet, ishin sikur të kishin dalë nga ndonjë film. Erdha të shoh me sytë e mi se c`po ndodhte. Nuk jam besimtar, por kjo më preku shume”, tha një student maroken.
“Kjo ndërtesë, me gjithë madhështinë e saj, ka një domëthenie të jashtëzakonshme për Francën. Ta shikoje duke u shembur ashtu, ta shikoje sesa e brishtë dukej në ato çaste, ishte e dhimbshme”, tha një studente nga Argjentina.
Reagime pati në mbarë botën, dhe ndjenja që mbizotëronte mes tyre ishte ajo e tronditjes së thellë dhe mosbesimit.
Historiani Bernard Lecomte nuk arrinte dot ta besonte sesi rrënimi mund të kërcënonte kaq papritur atë që ka qenë simboli i Francës për gati një mijëvjeçar. Nëse Parisi është kulla Eiffel, u shpreh ai, atëherë Franca është Notre Dami; sepse i gjithë kombi ynë është e mishëruar në këtë monument.
Top Channel