Protestuesit marshojnë për të 41-ën ditë në Tiranë, thirrje për largimin e klasës së vjetër politike dhe qeveri teknike

10/07/2026 22:55

Prej 41 ditësh, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës politike.

Edhe sot në protestën e 41, ata kërkojnë qeveri teknike dhe largimin e gjithë klasës së vjetër politike.

Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, ata marshuan drejt Kryeministrisë, ku me pankarta dhe fjalime në podium, ritheksuan kërkesat e parashtruara përgjatë këtyre javëve.

Më pas, protestuesit si zakonisht, pas mbi 2 orësh fjalime e thirrje, kanë nisur marshimin drejt rrugëve të kryeqytetit për ta mbyllur kështu tubimit.

 

Top Channel