E ka dashur pikturën që në fëmijëri, por asnjëherë nuk ka pasur dëshirë për të studiuar për të, pasi mjaftohej me skicat, pikturat në letër apo në muret e dhomës…derisa një ditë të zakonshme fare rastësisht vendosi të pikturojë në telajo.
Po flasim për Stela Rustemaj, e cila me profesion është juriste dhe e ushtron atë ndërkohë ka përfunduar dhe studimet për ekonomi. Hobi më i madh i saj është piktura, për të cilën siç edhe e përmendëm nuk ka studiuar, pra pikturon në mënyrë autodidakte.
Arti i saj është modern, abstrakt dhe konceptual ku gjithkush e kupton në mënyrën e tij. Por ajo çfarë e veçon dhe më shumë Stelën është se ndryshe nga artistë të tjerë piktorë, ajo përveç duarve pikturon edhe me trup, metodë kjo e veçantë dhe që ka zgjuar kuriozitet mbi simbolikën që sjell.
Top Channel