Një shtetasi grek i janë vënë prangat nga Policia Kufitare në pikëkalimin e Kakavijës, teksa po tentonte të trafikonte për në fqinjin jugor një sasi të konsiderueshme municioni luftarak.

Atij i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 800 fishekë, pas një kontrolli të imtësishëm të ushtruar në mënyrë rastësore ndaj automjetit të drejtuar nga 49-vjeçari E.F., me banim në Janinë.

Brenda mjetit u gjet një arkë metalike e mbështjellë me rrobe dhe një qese plastike, brenda së cilës gjendej municioni i fishekëve të kalibrit 7.62 mm.

Ai do të procedohet më tej penalisht nga Policia e Gjirokastrës, për veprën e “trafikimit të armëve dhe municionit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA