Policia e Elbasanit ka goditur një grup të strukturuar kriminal në fushën e tregtimit të drogave të forta, kryesisht kokainë.
Në pranga kanë rënë 6 shtetas ndërsa janë shpallur në kërkim dy të tjerë.
Policia gjatë kontrollit fizik të krerëve të grupit, por edhe kontrollit në banesat e tyre, gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi prej rreth 550 gramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë.
Njoftimi
Elbasan
Finalizohet operacioni “Shënkolli”.
Operacioni i ndjekur me metoda speciale të hetimit nga Sektori për Narkotikët në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.
Goditet një grup i strukturuar kriminal në fushën e tregëtimit të drogave të forta, kryesisht kokainë.
Finalizimi i operacionit nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan në bashkëpunim me Prokurorinë, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, Repartin RENEA dhe DVP Tiranë.
Në pranga 6 persona.
Sekuestrohen 550 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.
Gjatë ditës së sotme, në funksion të procedimit penal të vitit 2018 të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, është zhvilluar dhe finalizuar me sukses operacioni policor antidrogë i koduar “Shënkolli”.
Në operacion u përfshinë strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Reparti RENEA dhe Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, ku u bë i mundur arrestimi i shtetasve:
K. Gj., 32 vjeç, banues në Elbasan me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit;
A. Q., 45 vjeç, banues në Tiranë, me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit;
S. P., 23 vjeç, banues në Elbasan;
L. D., 35 vjeç, banues në Elbasan;
L. Gj., 25 vjeç, banues në Elbasan;
K. T., 31 vjeç, banues në Elbasan.
Si dhe ndiqen në gjendje të lirë dy shtetase.
Shtetasit A. Q., dhe K. Gj., si organizatorë të grupit kriminal, siguronin lëndën narkotike dhe pjesëtarët e tjerë të grupit kryenin shpërndarjen e lëndës narkotike në doza të vogla në qytetin e Elbasanit.
Policia gjatë kontrollit fizik të krerëve të grupit, por edhe kontrollit në banesat e tyre, gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi prej rreth 550 gramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë.
Operacioni është ende në vijim, për identifikim dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Top Channel