Kryeministri Edi Rama teksa foli në Kuvend për çeljen e negociatave në BE për vendin tonë, sulmoi edhe opozitën.
Ai tha se Shqipëria e meriton plotësisht hapjen e negociatave sepse ka punuar shumë për këtë, por nga ana tjetër opozita po i jep ushqim forcave që janë kundër zgjerimit të BE-së, sipas tij.
“Nga brenda vendit, u jepet ushqim forcave kundër zgjerimit që nuk e mirëpresin çeljen e negociatave, një ushqim kundër interesave të këtij vendi, kjo është shumë e thjeshtë dhe lehtësisht e kuptueshme nga kushdo, nuk ka asnjë justifikim për eksportimin dhe nxitjen e konflikteve të brendshme në funksion të kësaj vendimmarrje dhe krijimit të aleancave me forca që janë kundër zgjerimit.
Nga pikëpamja e unitetit politik jemi sot më pas se ç’kemi qenë për vite e vite të tëra në të shkuarën, ku pavarësisht sherreve që e kanë shoqëruar zhvillimin demokratik të vendit, forcat politike kanë qenë gjithmonë në funksion të këtij objektivi të palëvizshëm”, theksoi Rama.
Top Channel