Si zgjidhje të përhershme të krizës, Astrit Patozi thotë se Kushtetuta e Shqipërisë të ribëhet. Kjo sipas tij, të përpilohet me pjesëmarrjen e të gjitha forcave politike dhe t’i jepte fund kalcifikim të partitizmit në Shqipëri.
“Jam i bindjes që Shqipëria ka nevojë për një kontratë të re sociale, për një Kushtetutë të re. Një marrëveshje të re. Kjo bëhet me pjesëmarrjen e të gjitha forcave politike, brenda dhe jashtë Parlamentit, që vjen nga nevoja e shoqërisë për ta ndryshuar këtë gjë. Politikanëve nuk iu intereson kjo gjë dhe po rezistojnë, po ta shikosh. Por duhet të jenë të mençur të kuptojnë që ky është një uragan, që i cili o i merr me vete ose bëhen pjesë e zgjidhjes. Ose i merr me vete dhe s’do jenë më fare, ose mund të jenë pjesë e zgjidhjes, duke pranuar përgjegjësitë që kanë pasur në të shkuarën dhe duke reflektuar”, argumentoi ish-deputeti.
Patozi shtoi se nuk është e nevojshme që disa elementë të saj të ndryshojnë, por në thelb ajo duhet përmbysur.
“Kemi nevojë për një Kushtetutë të re, e cila është mballosur disa herë. Shumë elementë të saj mund të qëndrojnë ashtu siç janë. Për shembull reforma në drejtësi, mund të qëndrojë se nuk është fundi i botës se edhe ajo ka ngecur në shumë ingranazhe. Bërja e Kushtetutës, nuk është asgjë përpara asaj që kemi humbur në këto 30 vite, duke hyrë në konflikte të pakuptimta, në kriza të vazhdueshme ciklike, për shkak të personalizimit të pushtetit, i cili ka ardhur nga ndryshimet kushtetuese të 2008, të cilët kalcifikuan partitizmin në Shqipëri, që rriti despotizmin dhe bunkerizimin e partive. I bëri partitë shoqëri aksionere , me një pronar të vetëm dhe pronarët treguan se kur prekin pushtetin, e marrin për vete dhe të tjerët janë emër me laps”, përfundoi zoti Pazi.
Top Channel