Një burrë pasi kreu një vrasje, ia piu gjakun viktimës në një kupë argjendi. Pavarësisht kësaj,  Boris Kondrashin, 36 vjeç, i shpëtoi burgut sepse u diagnostikua me “maninë e vrasjes”, e përshkrua nga mjekët si “skizofreni në formën e homicidomanisë”.  

Rusi  prezantohej si mjek i përgjithshëm, psikiatër apo si mjek toksikolog, duke paraqitur kualifikime të rreme. Kondrashin ka trajtuar qindra pacientë në Chelyabinsk të Rusisë. Por 20 vjet më parë ai kishte vrarë mikun e tij me një dozë qetësuesish vdekjeprurës.  Më pas e zhveshi dhe ia preu trupin me sharrë. I nxori zemrën dhe një sy, për ta ruajtur si trofe dhe i hëngri pjesë të mëlçisë. Pjesët e tjera të trupi i hodhi nga dritarja.

Vrasësi pinte gjak njeriu nga një “kupë argjendi e përgatitur posaçërisht” nën udhëzimet e Satanait, pretendoi ai. Kondrashin u tha oficerëve të policisë se ishte “vampir” dhe kishte për qëllim të vriste 10 persona.  Megjithatë  nuk u burgos, por u fut në një klinikë psikiatrike për 10 vjet, pas së cilës nuk u pa më si një rrezik për publikun.

Top Channel