12/01 14:43
Në episodin e radhës të “Diaspora” është rrëfimi u Marsela Cenos, e cila është larguar nga Shqipëria dhe jeton prej disa vitesh në Gjermani.
Marsela punon si mjeke kirurge në shtetin gjerman dhe në rrëfimin e saj ka treguar se si arriti të kryej specializimin dhe më pas të sigurojë kontratën e punës, dhe si në disa raste nga mjekët gjermanë ka ndjerë skepticizëm.
Marsela Ceno, bashkë me disa mjekë shqiptar që jetojnë në Gjermani ka themeluar shoqatën e mjekëve shqiptar.
Qëllimi i shoqatës është bashkëpunimi i mjekëve shqiptarë dhe ndihma ndaj njëri-tjetrit si dhe përkrahja në proceset integruese, profesionale dhe kulturore. Angazhimet e doktoreshë Marsela Cenos janë edhe në shoqata të ndryshme Evropiane.
Top Channel