Leicester ka në shtëpi blerjen e bujshme të verës, gati 40 mln euro për belgun

04/04/2019 07:39

Leicester City tashmë e ka në skuadër goditjen e madhe për sezonin e ardhshëm. Mesfushori i talentuar Youri Tielemans, i cili u afrua në huazim në Dhjetor nga Monaco, i ka bindur të gjithë, madje edhe trajnerin e sapoardhur Brendan Rodgers.

Pikërisht për këtë arsye, edhe drejtuesit do të bëjnë një sakrificë për 21-vjeçarin. Në përfundim të sezonit aktual, klubi anglez do të derdhë 40 milionë euro në arkën e Monacos, për të blerë përfundimisht kartonin e mesfushorit, dëshira e të cilit gjithashtu është të qëndrojë në Premier League.

Top Channel