Mbrëmja e sotme në Soiree ishte e dedikuar filmave për fëmijëve dhe protagonistëve të këtyre produkteve kinematografike.

Artemisa Mithi, Herion Mustafaraj (Beni Ecën Vetë), Donald Kokona (Taulanti kërkon një motër), Manjola Begolli (Rudina e 2 Herë Mat) e të tjerë ishin disa nga të ftuarit e kësaj mbrëmjeje në Top Channel.

Teksa po tregonte eksperiencën e tij në “Beni Ecën Vetë”, Herion Mustafaraj rrëfeu se si roli i Benit mund t’i ishte hequr po të mos ishte për mungesën e dy dhëmbëve të Genci Moshos, kandidatit tjetër për rolin.

“Genci, po të mos kishte humbur një dhëmb, do të ishte ai që do e luante rolin e Benit”, – ka thënë Herioni.

Ndërkohë vetë aktori pretendent ka treguar: “Mua më ra një nga dhëmbët e parë sepse isha në shkollë fillore dhe po më ndërroheshin. Punë fati. Dhe flisja me TH dhe më tha teta Xhano (Xhanfize Keko) lëviz se do të gjejmë dikë tjetër!”
Epo, po të mos ishte për këtë dhëmb, atëherë Herion Mustafaraj mund të mos ishte Beni që njohim të gjithë…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA