Vetëm pak kilometra larg qendrës së Lisbonës, ku numri i madh i turistëve bën që të përshpejtohet rinovimi urban, një lagje e vjetër, e quajtur “6 de Maio”, është duke vdekur ngadalë.

Për dekada me radhë, kjo lagje është parë si një vend aq i rrezikshëm dhe i pakontrollueshëm, sa thuhej që as policia nuk guxonte të shkelte aty. Por këto rrëfime kaluan më shumë në krijimin e një miti.

Lagjja është ndërtuar në vitet 1970, nga banorë që vinin nga Kepi i Gjelbër, ishujt në perëndim të Afrikës, pasi morën pavarësinë nga Portugalia.

Në vitin 2016, qeveria nisi përpjekjet që ta transformojë lagjen me projekte zhvillimesh urbane, gjë që ka çuar në dëbime me forcë nga shumë banesa dhe kontrolle të shpeshta policie.

Për shkak të këtyre zhvillimeve, gazetari Hoze Ferreira jetoi në atë lagje për një vit të tërë, duke dokumentuar jetën e banorëve, në mënyrë që të huajt të krijonin një ide më të qartë për këtë komunitet të lënë mënjanë për kaq shumë vite.

FOTO GALERI
21/24
Për shkak të këtyre zhvillimeve, gazetari Hoze Ferreira jetoi në atë lagje për një vit të tërë, duke dokumentuar jetën e banorëve, që të huajt të krijonin një ide më të qartë për këtë komunitet të lënë mënjanë për kaq shumë vite.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA