Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “ndjekja’, duke bërë të mundur parandalimin e grabitjes me armë të një pike karburanti.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, 3 shtetas kishin programuar grabitjen e pikës së karburantit, ndërsa policia përgatiti me kujdes planin e ndërhyrjes.

Kështu në finalizim të operacionit, u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit J.M., 26 vjeç, banues në Xhafzotaj dhe organizatori kryesor i grabitjes.

Në momentin e arrestimit policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike Kallashnikov model 56, një karikator me 22 fishekë, tre maska, tre palë doreza, tre aparate celularë dhe një thikë, sende këto që do përdoreshin për të realizuar vjedhjen me armë të karburantit.

Gjithashtu u shpallen në kërkim shtetasit Xh.M.,22 vjeç, banues në Delvinë dhe A.C., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe shtetasin e arrestuar në flagrancë më datë 30.03.2019 gjatë natës, kishin planifikuar grabitjen e një pike karburanti në qytetin e Durrësit.

Top Channel