Një telefonatë e mbërritur në numrin e emergjencave, 112, ka vënë në lëvizje shërbimet policore, të cilat bënë të mundur arrestimin e një shtetasi, për armëmbajtje pa lejë.

Ky i fundit lëvizte në zonën e Kombinatit dhe pas përshkrimit në denoncim, policia arriti ta gjejë dhe ta vërë në pranga, ndërsa i gjeti edhe armën e zjarrit me vete.

Bëhet fjalë për shtetasin G.T. 44 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte dënuar më parë për veprat e vjedhjes dhe prodhimit e mbajtjes pa lejë të armëve dhe municioneve.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Top Channel