Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaroi se nga Shkodra se qytetarët nuk duhet të kenë frikë, pasi policia po bën të pamundurën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vrasjes.

“Për t’i dhënë një impuls te ri kemi vënë në policinë e Shkodrës Niko Brahimaj në vend të Vehbi Bushatit.

Erdha në Shkodër për ketë arsye, por edhe për ngjarjen e rëndë të ndodhur. Është vrasje për larje hesapesh në Shkodër. Forcat e policisë po bëjnë maksimumin për ta zbardhur ngjarjen.

Qytetarët nuk kane përse të mos ndihen të sigurt. Ne jemi në proces hetimi për ketë ngjarje, por edhe ngjarje te tjera. Shpresoj që sa me shpejt të kemi rezultate”, u shpreh ministri.

Top Channel