Producentët e një nga serialeve më të famshëm, “Froni i Shpatave”, (Game of Thrones), shtatë sezonet e të cilit janë transmetuar edhe në Top Channel, kanë fshehur gjashtë imitime të fronit të famshëm në vende të ndryshme të botës.

Në një faqe të hapur enkas për këtë aventurë, të quajtur For The Throne (Për Fronin), televizioni prodhues HBO ka postuar shenja dhe mesazhe të fshehta, që ndjekësit t’i deshifrojnë e të zbulojnë se ku janë fshehur fronet.

Veç kësaj, te fronet janë vendosur dhe kamera me kënd 360 gradë që filmojnë vendndodhjen. Deri tani janë transmetuar pamje nga pesë prej froneve, dhe njerëzit i kanë gjetur të pestë. Kush do të gjejë të gjashtin, mund të ndjekë gjurmët që “Game of Thrones” jep herë pas here në llogarinë zyrtare në Twitter.

 

FOTO GALERI
1/6
I pari u gjet në Oksford të Anglisë, i fshehur brenda pyllit Dean

Top Channel