Top Talk/ Presidenti i ka dyert e mbyllura për zgjidhjen së krizës! Vasili: Meta ka shteruar çdo mundësi

27/03/2019 16:44

Prej muajsh tashmë në vend është krijuar një krizë politike, me opozitën që kërkon zgjedhje të parakohshme pa Ramën kryeministër, e nga ana tjetër kreu i qeverisë duket i palëkundur.

Një prej faktorëve stabilizues për krizat politike është edhe roli i Presidentit, i cili ka deklaruar së fundmi se ka shteruar të gjitha mundësitë për zgjidhjen e këtij ngërçi.

Po në këtë linjë ka qenë edhe ish-kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili , i cili theksoi se Presidenti i ka ezauruar të gjitha mundësitë për ta zgjidhur këtë krizë.

“Pala negociatore është vetëm një. Përballë ka një protestë masive popullore, në raport me Shqipërinë e vogël që tkurret”, tha Vasili.

Top Channel