Një familje është shokuar kur djali i tyre 12-vjeçar i dha fund jetës në mënyrë të papritur.

Edhe pse ambulanca mbërriti shpejt në familjen e Mason Warwick, për 12-vjeçarin ishte shumë vonë, mjekët nuk arritën ta shpëtonin.

Prindërit e tij Kelly dhe Daniel thonë se djali i tyre u vetëvra si pasojë e bulizmit, por policia akoma nuk ka dhënë përfundime për shkakun e vdekjes.

Miq e familjarë e përshkruajnë 12-vjeçarin si një fëmijë që ka qenë gjithmonë i qeshur, prandaj nuk e shpjegojnë dot veprimin e tij.

Po ashtu një faqe në internet, e cila po mbledh fonde për familjen, thotë se bulizmi ishte shkaku i vetëvrasjes.

Ndërsa policia në një deklaratë njoftoi se: “Fatkeqësisht një 12-vjeçar është ndarë nga jeta pasi arriti në spital. Rasti nuk po trajtohet si një ngjarje e dyshimtë”.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA