Një ekip arkeologësh kinezë ka zbuluar një kavanoz të madh vezësh që besohet të jetë groposur në një varr rreth 2500 vjet më parë.  Në total u gjetën 20 vezë dhe lëvozhgat e tyre ishte bërë të gjelbra.

Ato ishin ruajtur në një kavanoz argjilor me një kapak të mbyllur dhe ekspertët  i gjetën teksa ishin duke gërmuar në zonën Shangxing të ​​Kinës lindore. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia “Yangzi Evening News”.

Ekspertët thonë se vezët janë të ngjashme me ato të sotshmet, përfshi këtu edhe  madhësinë.  Përveç vezëve, ekspertët gjetën gota porcelani, pjata dhe enë kuzhine të tjera, në të njëjtin varr, pranë qytetit të Nanjing, një nga kryeqytetet e lashtë të Kinës.

 

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA