Mësim online, si funksionon platforma “Schollme” në shkollat e Tiranës

25/03/2019 15:24

“Schoolme”, është një projekt pilot që po aplikohet në disa shkolla 9-vjeçare në Shqipëri. Në shkollën “Misto Mame” në Tiranë, projekti ka një muaj që po zbatohet. Në të kanë akses jo vetëm nxënës dhe mësues, por edhe prindërit.

Mësuesja e matematikës, Suzana përpara se të nisë mësimin,  vendos fjalëkalimin dhe nis shpjegimin

“Është një projekt që e bën mësimin më tërheqës. Edhe  nxënësit janë më të angazhuar, pasi ka video dhe shembuj konkrete. Ka si qellim të përforcojë kompetencat dixhitale të nxënësve. Në të kane akses edhe prindërit, pasi çdo nxënës ka fjalëkalimin e tij dhe prindi në shtëpi e dëgjon mësimin dhe shembujt. Kur  nuk kupton edhe gjëra vetë, i mëson e më pas kontrollon njohuritë e fëmijës”, tha mësuesja.

Suzana ua konkretizon mësimin me shembuj konkretë.  Shkolla ka rreth 900 nxënës dhe gati të gjithë zhvillojnë mesime në platformën “Schoolme”.

“Unë e mësoj më mirë mësimin”, thotë një nxënës. “Me ka ndodhur që mami im mësonte ndryshe thyesat, por kur pa videon në platformë e mësoi edhe ajo dhe me kontrolloi siç duhet”, përgjigjet një nxënëse.

“Schoolme” po aplikohet në 35 shkolla 9-vjeçare, në gjithë vendin dhe në platformë përfshihen nga klasa e parë, në të nëntën.

Top Channel