Shqipëria po mbush gjithmonë e më shumë listat e vendeve që sugjerohen nga kompani e blogje të njohur udhëtimi, si destinacione për të mos u humbur.

Shqipëria është shndërruar shumë shpejt në një destinacion veror popullor, falë bregdetit mahnitës dhe plazheve të bukura që janë disa prej faktorëve madhorë që qëndrojnë pas rritjes në shifra të turistëve që vijnë, shkruan “Swedish Nomad” në një artikull që ia kushton plazheve në vendin tonë.

“Në Rivierën Shqiptare ka shumë vende të bukura dhe për t’i bërë planifikimet më të lehta, më poshtë vijojnë 15 plazhet më të bukura në Shqipëri që duhen vizituar në 2019”, thekson portali suedez që i kushtohet udhëtimeve.

FOTO GALERI
13/15
Plazhi i Gjipesë :Një prej xhevahireve të fshehura të Shqipërisë dhe me siguri një plazh përallor. Vizitorët mund të shkojnë atje me varkë ose makinë, megjithatë, atyre që përdorin automjete do ju duhet të ecin një pjesë të rrugës deri sa të dalin në plazh. Plazhi është i rrethuar nga shkëmbin të lartë, që të japin ndjesinë se ndodhesh në një ishull të shkretë dhe jo në një plazh normal.

Top Channel