Visar Tasimi, shqiptari me origjinë nga Prespa është lindur dhe është rritur në Amerikë. Në episodin e radhës “Diaspora”, Visari ka rrëfyer historinë e tij dhe projektin që po realizon me vëllain e tij: Historia e treguar.

Projekt, i cili është i bazuar mbi fakte dhe intervista me shqiptarë që u larguan në vitet ’50 drejt Amerikës, njëri prej tyre edhe gjyshi i Visarit.

Për herë të parë, ai ka ardhur në Shqipëri në vitin 2006. Visari është i martuar me një vajzë shqiptare, që e ka njohur në Amerikë. Gjuha e parë që ka mësuar në fëmijëri ka qenë gjuha shqipe.

Në familjen e tij ruhen prej vitesh traditat dhe kultura shqiptare. I pyetur nëse do të emigrojë në Shqipëri, ai i ka thënë se e ka menduar edhe emigrimin në Shqipëri.

Në lidhje me të drejtën e votës për diasporën, ai është shprehur se shqiptarët e diasporës duhet ta kenë të drejtën e votës, e duhen edhe përfaqësues që t’i përfaqësojnë.

Ndiqni sonte në orën 20:00, në kanalin e Top Channel në Youtube, rrëfimin e Visar Tasimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA