Mbrëmjen do ta nisin artistët e skuadra Miriam, të cilët do të dhurojnë jo pak surpriza. Përgjatë javës Rroni, Anisa G, Margeni, Erza, Blinera dhe Noa së bashku me trajneren e tyre dhe ‘vocal-coach’ Kamelën, kanë bërë shumë prova në mënyrë që të japin maksimumin sonte në skenë.
Ata gjithashtu kanë qenë mjaft aktivë në platformat tona sociale me video argëtuese ku kanë ftuar të gjithë ndjekësit të jenë sa më aktivë e gjithashtu të prenotojnë biletat e tyre për të parë live spektaklin.
6 konkurrentët e kësaj nate do të na ofrojnë momente të paharrueshme pasi sonte krahas performancave individuale ata do te interpretojne edhe ne duet.
Një tjetër pjesë e rëndësishme e spektaklit është edhe ” The Voice Room”. V-Reporter i këtij edicioni Flori Gjini, do të jetë live përgjatë gjithë mbrëmjes në Facebook dhe Youtube për të parë në kohë reale mendimet e ndjekësve në të gjitha platformat tona sociale.
Në fund të mbrëmjes vetëm 4 prej artistëve do të arrijnë të kalojnë në gjysmëfinale. Miriami do të gjendet edhe një herë para vendimit të vështirë ku i duhet të shpëtojë 2 artistë nga skuadra e saj. 4 të tjerët do të dalin në televotim dhe do të jeni pikërisht ju ata që do të vendosni për fatin e tyre.
Spektakli nis pas pak orësh. Artistët e #SkuadraMiriam janë gati!
Top Channel