Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i dërgoi një letër Prokurorisë së Tiranë, ku shkruan se e konsideroi kërkesën e paraqitjes në mjediset e saj, për njohjen e akteve rreth hetimit për respektimin e ligjit në deklarimet financiare të PD-së si “të panevojshme, të pambështetur në ligj dhe të pambështetur në asnjë standard profesional dhe etik të hetimit”.

Basha duhej të shkonte në Prokurori këtë të enjte, por me anë të letrës së tij, ai bën të ditur se, as ai dhe asnjë drejtues tjetër i Partisë Demorkatike nuk janë marrë nën hetim dhe nuk janë të pandehur në asnjë hetim, arsye për të cilën ata nuk ka nevojë të informohen dhe Prokuroria nuk ka asnjë detyrim të informojë për të dhënat e verifikimeve që po bën.

Basha shpjegon se zyrtarët e PD-së janë paraqitur në Prokurori për të dhënë shpjegimet e tyre, që ndihmojnë Prokurorinë në këtë çështje. Për këtë arsye, çmohet e panevojshme paraqitja sipas njoftimit të ardhur për njohjen me aktet.

“Fakti që një ftesë e tillë vjen 6 muaj pasi ju e keni marrë informacionin në fjalë dhe, në një kohë kur ka filluar një fushatë keqinformimi me natyrën dhe ecurinë e hetimit në fjalë, na bën të mendojmë se veprimi juaj është bërë jo për qëllime hetimore, por për shërbime propagandistike politike”, thuhet në letrën e Bashës.

Basha i kërkon Prokurorisë së Tiranës të distancohet menjëherë nga qëndrime me prapavijë politike, si dhe të marrë të gjitha masat për të ndaluar në të ardhmen, çdo lloj përdorimi për qëllime politike të hetimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA