Sot “Në shtëpinë tonë” do të mësojmë se si të realizojmë gatime shumë të shpejta dhe të thjeshta me petën sfoliat, peta që ia u bën punën në kuzhinë akoma më të thjeshtë.
Peta sfoliat është një kombinim i miellit, ujit dhe gjalpit. Pasi kemi punuar brumin e krijuar nga mielli dhe uji, e lëmë atë të pushojë dhe më pas vendosim në brendësi të petës një sasi gjalpi dhe i përpunojmë bashkë, që masa dhe brumi të lidhet akoma më mirë.
Pasi e lëmë në frigorifer të pushojë, e punojmë sërish dhe duke e përsëritur këtë proces 2 deri në 3 herë. Më pas petës sfoliat që keni realizuar në kushtet e shtëpisë, mund ta mbani në kushte frigoriferike dhe në këtë mënyrë mund ta keni për çdo recetë që dëshironi të realizoni.
Mund të zgjidhni të përgatisni briosh me petën sfoliat dhe ti konsumoni ato për mëngjes. Mund të realizoni gjithashtu gjithçka të kripur, të ëmbël, të kombinuar me fruta apo thjesht në formë të tasave dhe pjatave shoqëruese të gatimeve tuaja. Me petën sfoliat mjafton pak imagjinatë dhe ju mund të kombinoni dhe realizoni forma nga më të ndryshmet.
Sot kemi zgjedhur kombinime dhe receta shumë te thjeshta për ti realizuar në kushtet e shtëpisë. Mjaftojnë shumë pak përbërës, ndiqni materialin e përgatitur në emisionin “Në shtëpinë tonë”.
Top Channel