Të shumtë kanë qenë aplikuesit nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia për të qenë pjesë e Top Talent 2. Sot kanë përfunduar audicionet e përgjithshme, të cilat u transmetuan në livestream në kanalin e Top Channel në Youtube.

Stafi realizues ka nisur përzgjedhjen e konkurrenteve. Pas përzgjedhjes, secili prej konkurrenteve do të nisë punën me materialet që do të përgatitën për show televiziv. Produksioni pas rihapjes për 24 orë javës së kaluar të aplikimeve, rreth 110 aplikues të rinj që i janë shtuar numrit total të aplikimeve.

Janë 3 kategoritë e konkurrimit: Gazetar, Prezantues, Interpretues.

Show do të jetë në 10 javë duke nisur nga muaji maj, çdo të premte. 4 javët e para do të jenë prezantimi përpara jurisë i konkurrentëve, ku ata do të sjellin materialet e tyre te regjistruara e të përgatitur në Top Channel, më pas në fazën gjysmë-finale në 2 mbrëmje konkurrentët do të konkureojnë me materiale qe juria do ua përcaktoje nëse kualifikohen pas fazes çerekfinale.

Konkurrentët që do të kualifikohen në mbrëmjen finale do të kenë mundësi të jenë fitues i një çmimi në vlerë monetare, si dhe të realizojnë ëndrrën e tyre për të qenë pjesë e Top Channel.

Produksioni ka nisur prej muajit janar realizimin e një show ku do të ketë shume spektakël, emocione, humor. Pjese e show-t do të jetë dhe publiku në salle, i cili do të ketë mundësi dhe të votojë konkurrentin e preferuar për t’a kaluar në fazën tjetër të konkurrimit.

“Top Talent” është një mundësi për të gjithë gazetarët dhe prezantuesit e rinj, që synojnë të jenë pjesë e televizionit, por edhe per të gjithë interpretuesit ne zhanera të ndryshëm.

Top Channel