Pas 14 vitesh mungesë, Ligoraq Karamelo rikthehet në Kuvend duke u betuar si deputet paraditen e së mërkurës.

I pyetur nga gazetari Denis Dyrnjaja në studion e “Top Talk”, se kë do të përfaqësojë ai në Kuvend, Karamelo theksoi se së bashku me deputetët e tjerë të ardhur nga listat e opozitës në Kuvend do të mbajnë qëndrim opozitar, pavarësisht faktit se nuk kanë zbatuar urdhrin politik të PD-LSI dhe partive të tjera opozitare.

“Qëndrimi ynë i palëkundur nga qëndrimi opozitar. Nuk kemi asnjë kundërshtim me gjithë luftën që ka bërë opozita. Kryesisht për oponencën që i ka bërë qeverisë Rama. Ne jemi të bindur se do ta përfaqësojmë këtë linjë. Të gjithë kandidatët që morëm mandatin e deputetët ishim në një mendim. Do të vazhdojmë të mbështesim reformat. Do të jemi opozitarë në lidhje me aktet korruptive. Me aktet që janë në kundërshtim me interesat e shtresave në nevojë, në kundërshtim me interesat e madhore të vendit. Kjo lëvizje opozitare do të jetë një kontribut për vendin, por edhe për integrimin.

Top Channel