Në këtë artikull do ju prezantojmë me disa objekte të lashtësisë që për kohën kanë pasur një teknologji shumë të avancuar. Lexoni me kujdes.

Artifaktet aerodinamike të Kimbajave, 1000 vjet para erës sonë (Foto 1)

Zaret romakë me 10 faqe që nuk përmenden gjëkundi (foto 2 dhe 3)

Bateria e Bagdadit, 250 vjet para erës sonë  (foto 4, 5 dhe 6) 

Gypat 150 mijë vjeçare të Baigongut në Kinë,  me rrezatim (foto 7)

FOTO GALERI
7/7
Gypat 150 mijë vjeçare të Baigongut në Kinë, me rrezatim--- Disa shkencëtarë amerikanë që kërkonin fosile dinozaurësh në Kinë, zbuluan në vitin 2002 disa gypa metali që vazhdonin përgjatë mureve të një shpelle në malin Baigong, por edhe tek një liqen aty pranë. Tuba metali në liqen do të kishin qenë diçka normale sot, por ajo zonë nuk ka qenë e populluar ndonjëherë nga njerëzit dhe gypat ishin mbuluar nga shtresa toke 150.000 vjeçare. Shkencëtarët debatuan e këmbëngulën që duhej të ishin rrënjët e një peme tashmë të zhdukur e që janë kthyer në metal për shkak të oksidimit mijëvjeçar brenda në shkëmb. Por forma tepër e rregullt nuk duket si diçka e bërë nga natyra. Sikur të mos mjaftonte kjo, misteri u shtua pasi një analizë e shkencëtarëve kinezë rezultoi se metalet lëshonin shumë rrezatim radioaktiv në disa vende, dhe nuk lejuan studime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA