A është kjo makina e re sportive pa asnjë të metë, që respekton ambientin dhe adhurohet nga të gjithë?

Lagonda e re e Aston Martinit, e prezantuar në “Geneva Motor Show”, furnizohet me energji elektrike dhe është “vegane”. Prodhuesi me qendër në Britani thotë se pjesa e brendshme luksoze e kabinës nuk mban aspak lëkurë.

“Është diçka që ndodhi pa u menduar. Ndërsa po rishikonim dizajnin, e kuptuam se ishim veganë dhe menduam se kjo do të jetë diçka interesante për t’u nxjerrë në pah”, thotë Miles Nurnberger, drejtor i dizajnit tek Aston Martin.

Ai shton se heqja e motorit nga pjesa e parme e makinës, pas kthimit në makinë elektrike, e ka lejuar Aston Martinin ta shfrytëzojë pjesën e brendshme në një mënyrë krejt të ndryshme.

Ndërsa modeli i prezantuar në Gjenevë është vetëm një koncept, Nurnberger thotë se në modelin final gjithçka do të jetë njësoj.

Prodhimi i makinës së re do të fillojë në Uells, në vitin 2022.

FOTO GALERI
6/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA