Në Panairin e Makinave në Gjenevë të Zvicrës, ato elektrike i gjen kudo, por automjetet me vetëkomandim, nuk para shihen. Që prej aksidenteve që pësuan vitin e kaluar makinat e Teslas dhe Uberit, entuziasmi ka nisur të vanitet.

François Guichard, përgjegjës makinat e pavarura, tha: “Ka pasur entuziazëm të madh për këtë lloj teknologjie, por tani po vërejmë se ai është zbehur disi. Njerëzit prisnin që gjërat të funksiononin pak më shpejt; çështja është se ka pasur disa aksidente, madje edhe serioze, e ndonëse kanë qenë të pakta në numër kanë krijuar një lloj ngurrimi”.

Megjithatë, në zhvillimin e makinave të tilla, kompanitë vazhdojnë të investojnë fuqishëm. Javën e kaluar, dy gjigantët gjermanë të automobilave, BMË dhe Daimler (Mercedes-Benz), njoftuan se do të bashkojnë përpjekjet e tyre në këtë fushë. Tani ata flasin për “sisteme të asistencës së shoferëve dhe ngarje të automatizuar të mjetit”, gati për t’iu prezantuar publikut nga mesi i vitit 2020.

Guillaume Crunelle, përgjegjës për automobilët në Deloitte, shprehet: “Industria e makinave është e vetëdijshme se nuk do t`i japin shumë të drejtë për gabimin e makinës gjatë drejtimit të pavarur. Do të na duhet kujdes i madh përpara se t’i nxjerrim makina të tilla në rrugë. Kjo ka për të ndodhur, por jo menjëherë”.

Skeptikët nuk mungojnë edhe në këtë rast.

“Taksitë robotë mund të ekzistojnë ndoshta në kontekste shumë të ngushta e të kufizohen në lagje të caktuara ku të lëvizin me një shpejtësi të arsyeshme”, thotë Tommaso Pardi, drejtori i qendrës kërkimore Gerpisa.

Por, ideja e zëvendësimit të sistemit ekzistues me flota të tëra taksish të këtij lloji, për momentin shton ai, i përket vetëm filmave “science fiction”.

Top Channel