Përfaqësues të mediave botërore kanë vërshuar në Gjenevë këto ditë për panairin e famshëm të makinave, kremtimi i përvitshëm i modeleve të reja, pretendimeve pompoze dhe zotimeve të mëdha.

Spektakli ka qenë po aq entuziasmues sa edhe më parë, duke mos zhgënjyer pritshmëritë e kureshtarëve, por disa makina dalluan mbi të tjerat. Gjeneva e ka fituar prej kohësh statusin e spektaklit më të nxehtë të supermakinave e kjo tendence vazhdoi edhe sivjet me debutimin e modelit të fundit të Ferrarit, “F8 Tributo”, zëvendësuesja e aktuales 488 GTB.

Lamborghini prezantoi versionin e fundit të konvertueshëm të Huracan-it të tij të mbiquajtur EVO Spyder. “Geneva Motor Shoë” solli edhe Battista nga Pininfarina, supermakina e parë elektrike që arrin një shpejtësi maksimale prej 350 km/h, çka e bën atë një prej makinave më të shpejta të rrugës në planet.

Tmerrësisht elegant “Project 003” nga Aston Martin, mishëron konceptet dhe teknologjinë e huazuar nga garat e Formula 1 e të aplikuara përpara saj tek Valkyrie.

I mrekullueshëm edhe sedani Polestar 2 i Volvos, i konceptuar të konkurrojë me Tesla Model 3.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për SUV-in elektrik, prezantim te Lagondës së Aston Martin, si dhe makinën e re po elektrike të Audi-t, Q4 e-Tron.

Top Channel