VIDEO/ Mori pjesë në festën që simbolizon begatinë në Kosovë, presidentja Osmani shfaqet duke kërcyer Aleksandar Vuçic la të kuptohet se Beogradi mund ta njohë Kosovën si shtet sovran, por një gjë e tillë, sipas tij, do të kërkonte diçka në këmbim. Këto komente, Presidenti serb i bëri në një intervistë për agjencinë italiane të lajmeve ANSA.
“Së pari, duhet të gjejmë kompromisin. Nuk mund ta njohim Kosovën pa fituar asgjë. Jam i sigurtë se me ndihmën e miqve evropianë dhe me mbështetjen e Rusisë, Amerikës, Kinës dhe vendeve të tjera, mund të arrijmë një zgjidhje”, deklaroi Vuçiçi.
Prishtina dhe Beogradi janë nën një presion të madh ndërkombëtar për arritjen e një marrëveshjeje mbi normalizimin e marrëdhënieve, kushti i vendosur atyre për avancimin në rrugën e integrimit në Bashkimin Europian. Këto muajt e fundit, Vuçiçi dhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e kanë përmendur disa herë idenë e ndryshimit të kufijve si mundësi për marrëveshje.
Presidenti kosovar, për këtë qëllim deklaroi së fundi se po mendon edhe ndryshimin e Kushtetutës, por kjo ide e tij nuk ka gjetur mbështetje. Më herët, ai ka treguar se po punon që çështja e ligjit për referendum të dërgohet sa më shpejt në Kuvendin e Kosovës për miratim. Sipas Thaçit, referendumi mund të përdoret për t’i pyetur qytetarët kosovarë nëse janë pro korrigjimit të kufirit, që do të bashkonte Luginën e Preshevës me Kosovën.
Top Channel