Nuk janë të paktë ata që përfitojnë nga djegia e mandateve nga deputetët, aktualë, por nuk vëmendja më e madhe fokusohet tek ata që nuk pranojnë të heqin dorë prej tij.

Një prej tyre është edhe vajza e Azem Hajdarit, Rudina Hajdari, e cila pas konsultimeve me ndërkombëtarët ka deklaruar se nuk do të japë dorëheqjen.

Një kthim me 180 gradë, nga deklarata e saj gjatë protestës së studentëve, kur kundra dukej se ishte e gjithë partia.

Por në mbështetje të qëndrimit të saj janë edhe disa eksponentë brenda PD.

Një prej tyre është anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Roland Bejko, i cili ka qenë i ftuar në studion e Top Talk për të folur rreth veprimeve të ardhshme të opozitës.

Bejko deklaroi se është kundër përjashtimeve nga brenda Partisë.

“Unë jam ndër themeluesit e parë të PD. Kam qenë parimisht kundër përjashtimeve nga PD. PD nuk ka nevojë më për disiplinë. Çdo parti demokratike ka nevojë për kohezion të brendshëm. PD nuk është e disiplinuar. Ka një farë sjellje strikte sepse ruan kohezion e brendshëm”, u shpreh Bejko, duke shtuar se ishte kundër edhe përjashtimit të Murrizit, por e justifikoi vendimin e partisë me momentin kur ajo u mor.

Top Channel