Houthit shënjestrojnë sërish Arabinë Saudite, mbrojtja ajrore shkatërron dy dronë dhe dy raketa që po shkonin drejt Riadit dhe Khamis Mushait “Në kohën kur Britania përgatitet të lërë bllokun europian, Partia Laburiste në opozitë po lëviz në drejtimin e një votimi të ri për Brexit-in”, deklaroi numri dy i saj Tom Watson.
“Mbretëria e Bashkuar nuk mund të rrezikojë një shkëputje pa marrëveshje”, ka qenë komenti i një tjetër drejtuesi të lartë laburist. Watson sqaroi se partia e tij do të preferonte që kryeministrja Theresa May të arrinte vulosjen e një marrëveshjeje, e cila do ta mbante ekonominë britanike pranë BE-së.
Por nëse kjo nuk ndodh, është shprehur ai, nëse nuk e sigurojmë dot ujdinë, atëherë politika e partisë tonë është të mbështesë një votë të popullit.
Pozicioni aktual i laburistëve është se “respektojnë rezultatin e referendumit dhe faktin që Britania po largohet nga Bashkimi Europian”.
Megjithatë, në faqen e saj të internetit nënvizohet se “nuk do të mbështesë asnjë marrëveshje të konservatorëve, që do t’i shkaktonte dëme afatgjata të drejtave të punësimit dhe standardeve të jetesës”.
Shefja e ekzekutivit nuk ka mundur deri tani ta kalojë në parlament propozimin e saj të Brexit-it dhe shumë politikanë e akuzojnë se po e zvarrit çështjen, duke përdorur frikën e një largimi pa marrëveshje, si mjet për të goditur kundërshtarët.
Së fundi, edhe zëdhënësi laburist, Barry Gardiner deklaroi se një referendum i dytë mbi largimin nga blloku, duhet të shërbejë si një lloj “rrjete shpëtimi”, ndërsa shtoi se votimi i ri nuk do ta përfshijë marrëveshjen e May-t.
Top Channel