“Diaspora”, produksion i Top Channel nisi mbrëmjen e së shtunës në orën 20:00, transmetimin në kanalin e Top Channel në Youtube.

“Diaspora” është një program kushtuar shqiptarëve të thjeshtë, që jetën e tyre e kanë ndërtuar në emigrim.

Ky program iu kushtohet atyre, me rrëfime nga shqiptarë të thjeshtë që jetojnë prej vitesh në çdo vend të botës.

Fillimet, vështirësitë dhe si kanë arritur sot të jenë sipërmarrës, apo të punojnë në administrata shtetërore.

“Diaspora” nis me rrëfimin e shqiptarit nga Puka, Eduard Alia, avokati i suksesshëm që punon në Londër dhe që ka themeluar rrjetin e profesionistëve shqiptarë në kryeqytetin britanik.

Çdo javë, shqiptarë që jetojnë në të gjithë botën do të jenë pjesë e emisionit “Diaspora”, me rrëfime të sinqerta dhe si e shikojnë zhvillimin e Shqipërisë dhe përfshirjen e diasporës.

Top Channel fton të gjithë shqiptarët jashtë vendit të bëhen pjesë e këtij projekti, e të regjistrojnë të dhënat në formularin e posaçëm në faqen tonë të internetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA