Këshilli i Lartë i Prokurorisë rrëzoi kërkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe të Partisë Demokratike për shkarkimin e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, zonjës Arta Marku. Sipas anëtarëve të KLP-së, kjo kërkesë është jashtë kompetencave të këtij institucioni.

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, në këtë detyrë prej 14 muajsh, u denoncua pranë KLP-së gjatë muajit janar për moszbatim të ligjit, meqënëse nuk kishte pritur autoritetin e dosjeve përpara se të thërriste asamblenë nga u votua këshilli. Por, Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk e mori në shqyrtim kërkesën, duke ia lënë kompetencat Gent Ibrahimit që të përgjigjet administrativisht..

Sfida kryesore e KLP-së tanimë është përzgjedhja e prokurorëve për në SPAK.

Mes 27 emrave që dorëzuan formularët, 13 prej kandidatëve vijnë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, duke shtuar konkurrencën mes emrave që kanë spikatur që prej vitit 2004, atëherë kur nisi nga puna Prokuroria e Krimeve të Rënda. Diçka e tillë u shton shanset për të qenë në SPAK prokurorëve Klodian Braho, që hetoi çështjen e korrupsionit në Bashkinë e Vlorës, Edvin Kondili, prokurori i kokainës së Durrësit, Elisabeta Imeraj, prokurores që hetoi terrorizmin dhe rekrutimin e shqiptarëve në Siri, apo Eugen Beçit, i cili hetoi Dritan Dajtin dhe Anton Martini, prokurori i bandës së Lushnjes.

Mundësi për të qenë në SPAK kanë gjithashtu edhe Arben Kraja, ish-prokurori i dosjes së autostradës Durrës-Kukës. Ai aktualisht është prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

Një emër tjetër i fortë është edhe ai i prokurorit Altin Dumani, që është ish-prokurori që hetoi Gërdecin, apo Ndini Tavani, prokurori që hetoi ish-ministrin Spiro Ksera, si edhe prokurori Maksim Sota, prokurori i mafies së tokave në Vlorë.

Në listën e kandidatëve që kanë mundësi për të qenë prokurorët e ardhshëm që do të hetojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar janë edhe Doloreza Musabelliu, Dritan Prençi e Vladimir Mara, por edhe Elida Kaçkini.

Kandidatë për SPAK

1.Klodjan Braho
2.Besnik Muci
3.Anton Martini
4.Edvin Kondili
5.Ened Nakuci
6.Eugen Beci
7.Doloreza Musabelliu
8.Arben Kraja
9.Vladimir Mara
10.Dritan Prenci
11.ShkelzenCena
12. Behar Dibra
13. Besim Hajdarmataj
14.DorinaBejko
15.Vate Staka
16. Fatmir Hoxhaj
17. Altin Dumani
18. EnkeledaOsmani
19. Elida Kackini
20. Enkeleda Millonai,
21 Maksim Sota
22. Donika Prela
23 Elisabeta Imeraj
24.Irena Nino
25. Manjola Kajana
26. Ndini Tavani
27. Anita Jella.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA