Në mbledhjen solemne të Qeverisë së Kosovës, me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë, kryeministri Ramush Haradinaj tha se pavarësia jeton te të gjithë qytetarët e Kosovës, pasi secili prej tyre e ka të kultivuar në këto 11 vite.

“Edhe kjo qeveri e ka rrëfimin e vet. Ajo që mendoj me rendësi ta konfirmojmë është që me kujdesin më të madh jemi përballur me të gjithë temat që janë përballuar. Ka shumë vendime dhe ligje e pako ligjore dhe vendime të mëdha, siç ishte ushtria, siç ishte vendimi për Trepçën. Ajo që dua të them është se në 10-vjetorin e dyte është periudha e konsolidimit tonë si shtet, ndërsa kemi edhe marrëveshjen ligjërisht të detyrueshme me Serbinë apo anëtarësimin tonë në NATO. Gjatë rrugëtimit tonë kemi hasur në sfida, do të sfidohemi, por Kosova nuk e ka luksin të bëjë hapa prapa dhe do t’ua shpjegojmë partnerëve tanë, që Kosova nuk ka mundësi të bëjë hapa prapa, sepse kjo e dobëson Kosovën”, ka thënë ai.

Ndërkohë, për 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, këtë të dielë FSK-ja do të parakalojë për herë të parë si ushtri.

Parakalimi do të bëhet në sheshet kryesore të Prishtinës, duke filluar nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te sheshi “Ibrahim Rugova”. Ushtria e Kosovës u formua vitin e kaluar, më 14 dhjetor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA