“Në shtëpinë tonë”/ Tartufini, ëmbëlsirat më të shpejta dhe më të shijshme

08/02/2019 11:38

Tartufinit janë disa ëmbëlsira të vogla, të shpejta, të ftohta dhe shumë të shijshme.

Kombinimet që mund të bëni për t’i realizuar janë nga më të ndryshmet, mjafton imagjinata dhe shija juaj.

Pastiçierja Sara tregoi për emisionin “Në shtëpinë tonë” disa metoda shumë të thjeshta se si të realizoni tartufinit në shtëpitë tuaja.

Mjafton pak imagjinatë dhe ju mund të kombinoni shumë produkte, duke u bazuar tek komponentët bazë dhe tek shija juaj. Tratufini me pistakio, me arrë kokosi, me arra, biskota, kikirikë të karamelizuar etj.

Ne sot po ju japim disa ide, provojini edhe ju këto “magji të ëmbla”.

Top Channel