17/11 22:16
Gazetari i njohur Ervin Kurti ishte një nga të ftuarit e Bieta Sulos në “Ftesë në Pesë”, për të zbuluar më shumë nga puntata e parë e “E Diell”, që nis këtë të dielë në ekranin e Top Channel.
Ashtu sikurse moderatorët e tjerë të programit, ai do ketë një rubrikë të veçantë, me të ftuar nga bota e “showbiz”-it shqiptar.
Për të mbetur te këta të fundit, Ervini tha se i njeh shumë mirë të gjithë personazhet VIP, pasi me shumicën ka fjetur në një krevat.
E gjithë kjo thënë në kuadrin e një shakaje, që shkaktoi plot të qeshura në studio.
Top Channel