“Zonja dhe zotërinj, e hap seancën…”. Me këto fjalë, kryetari i Parlamentit maqedonas Talat Xhaferi çeli seancën e parë të këtij institucioni të drejtuar në gjuhën shqipe.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot në zbatim të parë të dispozitave të Ligjit për përdorimin e gjuhëve pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë. Udhëheqja e Seancës plenare në gjuhën shqipe. Претседателот на Собранието на Република Македонија, г. Талат Џафери, денес во прва примена на одредбите од Законот за употреба на јазиците по објавувањето во Службен весник на Република Македонија. Претседавање со Пленарната седница на албански јазик.
Posted by Talat Xhaferi on Thursday, January 31, 2019
Xhaferi sqaroi në një takim paraparak me gazetarët se, ligji për përdorimin e gjuhëve siguron afat gjashtëmujor për përkthimin e materialeve të tjera të Kuvendit, përfshirë edhe emërtimet në institucionin ligjvënës.
Shqipja, siç shpjegon televizioni “ALSAT”, në emërtimet e Kuvendit do të aplikohet bashkë me ndryshimet e emrit të ri të vendit.
Por, ky moment nuk kaloi pa kundërshtimin e VMRO-DPMNE-së, e cila këmbënguli se drejtimi i seancave në shqip është në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit, dhe se bëhet për të fituar pikë politike pikërisht në prag të procesit zgjedhor.
“Sot bëhemi përsëri dëshimtarë të mënyrës sesi nxitoni, duke i shkelur procedurat, ta vendosni ligjin për dygjuhësinë në funksion, vetëm për një votë më shumë dhe për marketing ditor politik”, tha Nikola Micevski, koordinator i grupit parlamentar të partisë më të madhe të opozitës.
Duke u përpjekur të sqarojë këtë çështje, Xhaferi u shpreh se, fakti që ligjet e tjera dhe Rregullorja e Kuvendit nuk janë përshtatur ende me ligjin e gjuhëve, nuk e pengon zbatimin e tij në Kuvend.
Top Channel