Sony ka prezantuar variantin e saj të fundit të qenit robot, i cili këtë herë vjen dhe me ngjyra.

Aibo është i pajisur me kamera, inteligjencë artificiale dhe aftësi internet, e tani mund të kontrollojë në distancë anëtarët e familjes, fëmijët apo edhe kafshët e vërteta shtëpiake.

Roboti 30 centimetra, me veshë që i varen si një qenushi të vërtetë dhe sy të ndritshëm LED, kushton plot 3000 dollarë për atë që cilësohet një paketë 3-vjeçare e cila përfshin edhe shërbime “softëare” si ruajtja e të dhënave.

Izumi Kaëanishi, drejtues i projektit, thotë: “Nëpërmjet këtij roboti, ju do të jeni në gjendje të kontrolloni se çfarë po bëjnë të afërmit tuaj, ose fëmijët kur kthehen në shtëpi. Qëllimi ynë është që përmes Aibos, t’ju bëjmë të ndiheni pak më të sigurtë e njëkohësisht edhe të argëtoheni”.

Pronari i qenit do të marrë rregullisht raporte mbi ecurinë e tij përmes smartphone-it falë një shërbimi të ofruar në bashkëpunim me kompaninë e sigurimit të banesës “Secom”. Modeli më i fundit Aibo, i cili gjithashtu mund të shfaqte “emocione”, u hodh në treg janarin e vitit të kaluar dhe shitjet mbërritën në 20 000 brenda 6 muajve të parë.

Top Channel